E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Elvira Donesrrëfen gratëshqiptare në Genova

GENOVA- Nuk ekziston një luftë që tregohet, nëse për të nuk dëgjon rrëfimet e grave që e përjetuan atë". Kështu është shprehur Roberto Saviano në parathënien e librit të Elvira Dones "Piçola guerra perfetta". Vepra e fundit e shkrimtares fokusohet në rolin dhe ndjeshmërinë e gruas që "regjistron" do detaj dramatik të historisë "me syrin e viktimës që nuk gjykon, nuk dënon, por që ua komunikon të gjithëve vizionin e vet. Një vështrim i qartë, klasik, i mëshirshëm, që nuk shtrembëron asgjë". E për të prezantuar jo vetëm gruan shqiptare, por edhe gjendjen e femrës në çdo anë kufiri, Elivra Dones ka qenë në Torino nga data 11 deri në datën 13 maj. Të tria ditët e qëndrimit të shkrimtares shqiptare që ka lindur në Durrës e më tej është transferuar në fillim në Zvicër e më tej në SHBA, nuk u limituan vetëm në tematikën e librit të fundit por edhe në hapësirat e emigrimit, shkëmbimeve mes popujve, për nga kushtet e nënës dhe gruas. "Shqipëria femërore" jo rastësisht ishte titulli në të cilin janë bashkuar nismat për takimin. Në takimin e saj është folur edhe për temën "Gruaja, mëmësia dhe të drejtat". Shkrimtarja shqiptare ka takuar studentët e fakultetit të Drejtësisë në Genova, për t'iu treguar se ç'do të thotë të jesh grua në Shqipëri, ku ajo ka lindur e më tej, ç'do të thotë të jesh grua në SHBA ku ajo po jeton. Ajo ka folur për ato që kanë ndryshuar në këto vitet e fundit dhe perspektivat për të ardhmen. Sa i takon librit të fundit, "La picola guerra perfetta", ajo e ka fjalën për luftën e Kosovës, që u deklarua më "24 mars 1999 si pasojë e asaj politike të 'pastrimit etnik' nga Millosheviçi, që u përmbyll më 12 qershor". Në botimin e "Einaudi", Dones arrin të përcjellë epikën e mbijetesës të tri grave të një shtëpie në Prishtinë, Rea, Nita e Hana. Ato janë simbolet femërore të një "rinie të dëshpëruar e vitale".
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›