Tirane, perplasen automjetet, demtohet semafori e shtylla elektrike
TIRANE- Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën shumë pranë kryqëzimit që lidh rrugën Myslym Shyri me Ministrinë e Mbrojtjes mesnatën e së shtunës. Një taksi tip benz është përplasur me një fuoristradë me targa TR 0009M. Automjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa nuk janë lënduar drejtuesit e automjeteve. Nga verifikimet e para të grupit hetimor që ka mbërritur në vendngjarje konstatohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Nga përplasja e dy automjeteve janë dëmtuar edhe shtylla dhe semafori që ndodheshin anës rrugës në këtë kryqëzim.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)