Mançesteri ështëkampion, titulli i19-të në Angli
ANGLI- Rezultati maksimal me sforcon minimale. Mançester Junajtid ka barazuar 1-1 në fushën e Blekbërn Rovers, duke festuar në këtë në mënyrë titullin numër 19 në Angli. “Djajtë e Kuq” kanë arritur të përmbysin në këtë mënyrë rekordin e Liverpulit, duke pasur një trofe më shumë në klasifikimin e klubeve më me shumë tituj në Angli. Një titull i merituar për ekipin e Ferguson, i ndërtuar pas një sezoni të gjatë dhe i mbyllur praktikisht një javë më parë, në ndeshjen me Çelsin në “Old Traford”. Fitorja 2-1 e të dielës së shkuar ishte ajo që vulosi kampionatin për Mançester Junajtid, ndërkohë që barazimi i sotëm ndaj Blekbërnit ka qenë rezultati që i ka dhënë edhe zyrtarisht trofeun kësaj skuadre. Ndërkohë, për Aleks Ferguson është titulli numër 12 në pankinën e “Djajve të Kuq”, duke u konfirmuar kështu si trajneri më fitues në historinë e Premier Ligës angleze.
Starti
Në “Ewood Park”, ndaj një skuadre më shumë se kurrë të përfshirë në luftën për të mos rënë nga kategoria, Mançesteri ka zhvilluar një pjesë të parë nën ritmin e zakonshëm. Për t’u theksuar dy mundësi me Luis Nanin në fillim, ndërkohë që më pas ishte Bret Emerton ai që ka gjetur golin për Blekbërnin. Një gabim i portierit Kuzhak dhe topi i shkon suedezit Olson, që e dërgon në qendër, aty ku australiani nuk gabon. Barazimi ka ardhur në pjesën e dytë, pasi Junajtid ka rritur ritmin e lojës. Çikarito Hernandez, një nga goditjet e vitit në futbollin europian, ka patur një kontakt me portierin Pol Robinson, por arbitri Daud nuk është i vendosur për penallti. Më pas, ai shkon tek anësori, që tregon pikën e bardhë. Në fakt, kontakti ekzistonte, por mbetet një debat i hapur fakti që sulmuesit e kanë bërë “rrugë” të tërheqin këmbën sa herë kanë përballë portierin, duke i bërë gjyqtarët të tregojnë penalltinë. Gjithsesi, 11-metërshi u mor përsipër nga Uejn Runi, që barazoi shifrat. Deri në fund, në fushë nuk ndodhi më asgjë dhe Mançesteri u bë kampion i Anglisë për herë të katërt në pesë vitet e fundit.
Champions
Aleks Ferguson kishte shumë arsye që ta përfundonte që sot çështjen e titullit dhe kjo nuk lidhej me faktin se në ndeshjen e fundit skuadra do të ishte nën presion, por me finalen e Champions League, në program më 28 maj. “Djajtë e Kuq” do të përballen në “Uembli” me Barcelonën, skuadrën më të fortë të botës për momentin. Dhe në fushë, nuk do të zbresin si favoritë, kështu që Ferguson ka nevojë për çdo energji të mundshme. Në këtë mënyrë, ai mund të lërë pushim një pjesë të titullarëve për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Blekpulit dhe të nisë që tani përgatitjet për sfidën ndaj katalanasve të Pep Guardiolës.
Mbijetesa
Ndërsa lufta për titull dhe ajo për pjesëmarrjen në Champions League ka përfunduar, beteja më e fortë e kampionatit anglez është duke u zhvilluar për zonën e rënies nga kategoria. Kështu, Blekpul e Ulves kanë fituar sfidat respektive ndaj Boltonit e Sandërlendit, duke e bërë këtë “luftë” akoma më të fortë. Blekpuli mundi 4-3 Boltonin në një ndeshje spektakolare, ndërkohë që Ulves nuk hasi shumë probleme ndaj Sandërlendit, duke fituar 3-1. Sot, do të luhet supersfida mes Uiganit e Uest Hemit.
PREMIER LIGA
Blekbërn-Man.UTD 1-1
Blekpul-Bolton 4-3
Sandërlend-Ulves 1-3
Uest Brom-Everton 1-0
Të dielën
Çelsi-Njukasëll
Arsenal-A.Vila
Birmingam-Fulham
Liverpul-Totenhem
Uigan-Uest Hem
RENDITJA
Man.UTD 77
Çelsi 70
Arsenal 67
Man.Siti 65
Liverpul 58
Totenhem 56
Everton 51
Bolton 46
Stouk 46
Uest Brom 46
Fulham 45
Njukasëll 44
Sandërlend 44
A.Vila 42
Blekbërn 40
Birmingam 39
Blekpul 39
Ulves 37
Uigan 36
Uest Hem 33
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)