Sonte finalja e Eurovizionit
Nga Express më 14 maj 2011 në ora 15:15
Në “Esprit Arena” të Dusseldorfit, sonte mbahet finalja e 56-të e këngës së Eurovizionit. Juria dhe publiku do të zgjedhin fituesin në mesin e 25 garuesve.
Shqipëria nuk do të jetë pjesë e finales, pasi që përfaqësuesja e saj Aurela Gaqe u eliminua në gjysmëfinale.
Në finale marrin pjesë përfaqësuesit e Finlandës, Bosnjë e Hercegovinës, Danimarkës, Lituanisë, Hungarisë, Irlandës, Suedisë, Estonisë, Greqisë, Rusisë, Francës, Italisë, Zvicrës, Britanisë së Madhe, Serbisë, Moldavisë, Gjermanisë, Rumanisë, Austrisë, Azerbajxhanit, Sllovenisë, Islandës, Spanjës, Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Finalja fillon në ora 21, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt edhe në Radiotelevizonin e Kosovës.