E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Giorgio Napolitano rizgjidhet President i Italisë pas votimit të gjashtë

napolitanoItali- Giorgio Napolitano ka kaluar 504 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shteti italian.

Giorgio Napolitano ka fituar kështu një mandat të dytë në si President i Italisë pas votimit të gjashtë për zgjedhjet në këtë post.

Më herët u njoftua edhe se Napolitano pranoi rikandidimin për postin e Presidentit të Italisë.

Napolitano tashmë do të vijojë punën për formimin e menjëhershëm të qeverisë së aleancave të gjera udhëhequr nga Amato.

Në një njoftim për media në faqen zyrtare të Presidencës, Napolitano njoftom rikandidimin e tij.

Sot sekretari i Partisë Demokratike Pierluigi Bersani ka deklaruar se do të japë dorëheqjen pasi në votimin e djeshëm për presidentin e Republikës u vërejt se mbi 100 zgjedhjes të partise se tij nuk votuan për kandidatin e vendosur bashkarisht, ish-kryeministrin Romano Prodi.

Për mua është e tepërt, jap dorëheqjen, operative një minutë pas zgjedhjes së presidentit të Republikës.

Bersani, megjithëse fitoi zgjedhjet e fundit politike, nuk e formoi dot qeverinë, pranoi se e vetme Partia Demokratike nuk është në gjendje të zgjedhë Presidentin e Republikës. Njëkohësisht me të dha dorëheqjen nga kryetar i Asamblesë së Partisë Demokratike edhe Rosy Bindi, një prej eksponentëve historikë të kësaj partie.

Votimet për zgjedhjen e Presidentit të Italisë kanë nisur që më 18 prill. Deri tani nga vota e  1007 të ashtuquajturve zgjedhësit e mëdhenj, deputetë, senatorë dhe përfaqësues te rretheve, ka djegur dy kandidatë që nuk arritën shumicën e nevojshme, juristin Stefano Rodotà dhe Romano Prodin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›