Itali, Gjykata dënonBogdanov, serbin qëdogji flamurin shqiptar
MILANO- Tre vjet e tre muaj burg. Ky është dënimi që Gjykata e Xhenovas i ka dhënë tifozit serb Ivan Bogdanov, i cili u bë i famshëm për rrëmujat e shkaktuara në ndeshjen Itali-Serbi të 12 tetorit, si edhe për djegien e flamurit shqiptar në sytë e gjithë botës.
Ai dhe 3 tifozë të tjerë serbë u akuzuan për veprat: rezistencë të rëndë ndaj forcave të rendit dhe për dëmtime të rënda. Bogdanov pati mbuluar fytyrën me maskë në ndeshjen e 12 tetorit, por pak orë pasi pamjet e tmerrshme të dhunës së tifozëve serbë u transmetuan në të gjitha mediat e botës, ai u arrestua në bagazhin e një autobusi. Ivan Bogdanov, një tifoz ultras i ekipit të Beogradit Ylli i Kuq, kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar krimin, bashkë me 3 të pandehurit e tjerë.
Gjykatësja e Gjykatës së Xhenovas Analiza Xhakalone ka dënuar 3 vjet Nikola Kliçoviç, me 2 vjet e 8 muaj Daniel Janjiç dhe me 2 vjet e 6 muaj Serdan Jovetiç. Ky i fundit do të jetë i pari që do të rikthehet në Serbi pas përfundimit të dënimit. Ndërkohë, në dalje të sallës së gjyqit, pasi kishin dëgjuar dënimet e tyre, katër tifozët serbë kanë lëshuar thirrjen “Serbia e Madhe”, duke treguar edhe njëherë karakterin e tyre ultranacionalist.
(e.m//BalkanWeb)