Ashton, baraziagjinore e drejtëthemelore e gruas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsit, tha se kjo ditë kujton shumë gra në mbarë botën të cilat vazhdojnë të përballen me pabarazi.
Ashton, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian tha se tema e këtij viti viti ‘Qasje e barabartë në arsim, trajnim, shkencë dhe teknologji” është thelbesore.
"Sot festojmë 100 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Kjo ngjarje e rëndësishme gjatë shekullit të kaluar ka shënuar arritje ekonomike, sociale, politike dhe kulturore për gratë anë e mbanë botës. Gratë gjatë historisë kanë luftuar për liri më të madhe të zgjedhjes dhe shkallë më të lartë të lirisë. Ne shfrytëzojmë këtë rast për të ritheksuar bashkërisht përkushtimin tonë për promovimin e të drejtave të gruas dhe barazisë gjinore. Ne, vetëm duke ndërmarrë veprime të guximshme tani, mund të sigurojmë një të ardhme të lirë nga diskriminimi dhe nga dhuna ndaj grave dhe femrave, një botë e cila ofron mundësi të barabarta për të gjithë”, ka theksuar Ashton.
Ajo më tej vlerëson se arsimi është e drejtë themelore njerëzore, ka rëndësi qendrore në sigurinë dhe mundësitë ekonomike, si dhe në zhvillim të qëndrueshëm.
Sipas saj, gratë kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndryshimet në Afrikën Veriore dhe shfaqi shpresën se roli kyç i luajtur nga gratë deri më tani, do të reflektohet plotësisht në ndryshimet institucionale që tashmë janë duke u diskutuar në rajon.
(e.m/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ashton, barazia gjinore e drejtë themelore e gruas