Leon: Isha i poshtëruar te Reali

I huazuari te Getafe, Pedro Leon, ka kritikuar Jose Mourinho për mënyrën se si është sjellë me të ndërsa ka shtuar se ai ishte ndjerë "i poshtëruar" te Real Madridi.
“Jam ndjerë i poshtëruar te Madrid. Nuk jam i vetëdijshëm se kam bërë diçka të gabuar. Kam bërë gjithë çfarë kam mundur, isha profesional, punoja fuqishëm”.
“Mendoj se çdokush i cili ka një kontratë duhet të trajtohet në të njëjtën mënyrë, por unë nuk kam arsye të ankohem për klubin”, ka thënë Leon.