Fundviti, administrata dhe pensionistët shpërblime modeste
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, që "pavarësisht nga ndikimet e krizës globale, të merren masat që punonjësve të Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit t’u jepet një shpërblim fundviti, sado modest të jetë". Sipas zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, Kreu i Qeverisë zhvilloi sot një takim me ministrin e Financave, Ridvan Bode, së bashku me përfaqësues të tjerë të kësaj ministrie dhe drejtues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH).
Përfaqësuesit e ministrisë së Financave dhe të Institutit të Sigurimeve Shoqërore e njohën Kryeministrin Berisha me vështirësitë e diktuara nga kriza për realizimin e shpërblimit të këtij viti.
Pas kërkesës së Kryeministrit Berisha, ata morën përsipër të shqyrtojnë të gjitha mundësitë në mënyrë që punonjësit e Administratës Publike dhe 540 mijë pensionistëve të vendit t’u jepet një shpërblim fundviti.
Kreu i qeverisë nuk bëri të ditur asnjë shifër konkrete të masës së shpërblimit.
(d.b/BalkanWeb)