E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Rritja e çmimit të energjisë thellon krizën ekonomike

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja, tha sot në një konferencë për shtyp, se "çmimi i energjisë po rritet, duke thelluar krizën ekonomike për çdo familje dhe biznes në Shqipëri, dhe se qeveria shqiptare jo vetëm ishte në dijeni të shtrenjtimit të saj, por edhe autore e këtij vendimi".
Sipas tij, "vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë kohë më parë se të përfundonte proçesi i privatizimit të OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe në anekset e kontratës mes palës shqiptare dhe ÇEZ”.
Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE) publikoi sot në orën 15:00 të ditës së sotme tarifat e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010.

Në fund të muajit shtator të këtij viti Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), aplikoi pranë ERE-s për rritje të çmimit të energjisë elektrike rreth 23 %.
Gjatë një konference për shtyp, një ditë më parë, Drejtori Ekzekutiv i Bordit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes se Energjisë (OSSH) dhe i kompanisë çeke "CEZ Albania", Josef Hejsek, deklaroi se "çmimi i energjisë elektrike do të rritet në mënyrë të vazhdueshme deri në vitin 2014", duke e argumentuar këtë si një kusht të pranuar nga qeveria shqiptare në momentin e privatizimit të OSSH.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›