E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Inflacioni këtë vit më i ulët se viti i kaluar

Gjatë muajit tetor të këtij viti është shënuar ngritje e përgjithshme e çmimeve për 1.1 për qind krahasuar me muajin shtator në Kosovë. Sipas zyrtarëve të Entit të Statistikave në Kosovë, këtë ngritje e ka shkaktuar shtrenjtimi, respektivisht kalimi në tarifat dimërore të energjisë, dhe ngritja e çmimit të lëndëve djegëse. Inflacioni sivjet do të jetë më i ulët krahasuar me vitin e kaluar, kur arriti në rreth 10 për qind.
Indeksi i përgjithshëm i çmimeve në Kosovë ka shënuar rritje prej 1.1 për qind gjatë muajit tetor krahasuar me shtatorin e këtij viti. Ngritje e çmimeve vërehet te rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse për 23.5 për qind, aplikimi i tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2009 që ka një ndikim prej 1.9 për qind dhe veshja 1.8 për qind.
Ndërkohë, gjatë këtij muaji është shënuar rënie e çmimeve të frutave për 5.1 për qind, vajrave dhe yndyrave 3.1 për qind dhe perimeve për 1 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›