E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen 7 projektet e paraqitura nga kryebashkiaku Basha

Janë miratuar 7 projekte të reja në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Mbledhja nisi me debate për piken e parë të rendit të ditës, hartimin e planit urbanistik të kryeqytetit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryebashkiaku Lulzim Basha u shpreh se, nuk ka pasur një Plan Urbanistik dhe mungesa e tij ka qenë shkak për problemet e shumta në Tiranë.
Ai Iu ka kërkuar që të bashkohen për të miratuar këtë nismë e të bien dakord që ta lënë pas të shkuarën e të punojnë për të ardhmen në interes të qytetarëve.

Ky projekt dhe 4 të tjerë u votuan me shumicën e votave të mazhorancës ndërsa dy projektet e tjera, krijimi i bordit për kulturën dhe komisioni për xhaminë u votuan me konsensus të plotë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›