Itali, Mario Monti prezanton sot qeverinë e re

Mario Monti
ROME- Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti prezanton sot qeverine e re.
Nje dite me pare ai deklaroi se sot do të jete gati për ti prezantuar kreut të shtetit frytet e punës së bërë gjatë këtyre ditëve.
Duke e cilësuar procesin një punë të vështirë por të frytshme, ai shprehu besimin dhe bindjen e tij në qëndrueshmërinë e institucioneve.
Pritet që nesër rreth orës 11:00, Monti ti paraqesë presidentit, Giorgio Napolitano përbërjen e qeverisë së re italiane.
Monti u emërua nga presidenti Napolitano për të formuar qeverinë e re, pas dorëheqjes së Berluskonit.