E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, sot votohet për qeverinë Papadhimos

ATHINË- Ligjvënësit grekë pritet të votojnë sot për të aprovuar qeverinë e re të vendit, e cila është e zotuar për zbatimin e reformave strikte të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë në këmbim të fondit që Greqisë i duhet për të shpëtuar nga falimentimi.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri i ri, Lukas Papadhimos, një ish zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, përfshin anëtarë të partisë socialiste, konservative dhe të djathtë.

Kabineti i ri do të ketë për detyrë të shtyjë përpara rritjen e taksave dhe shkurtimin e shpenzimeve.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë kërkuar një seri reformash përpara se ti japin Athinës një kredi prej 8 miliardë eurosh.

Në një deklaratë të martën, presidenti amerikan Barak Obama i vlerësoi si “të forta dhe të thella” lidhjet mes grekëve dhe amerikanëve, dhe u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me Greqinë në këto kohë të vështira”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›