E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet me 3/5, debatet e para pas paktit PD-PS

Luis Tanushi / Denis Dedej

E cilësuar si historike, marrëveshja ndërmjet demokratëve dhe socialistëve, rrezikoi dje që të kthehet sërish në pikën fillestare. Larg frymës bashkëpunuese të dy ditëve më parë, dy palët në Komisionin e Ligjeve nuk arritën që të miratojnë ndryshimet në Kodin Rrugor. Mosbesimi i ndërsjellë, tonet e larta dhe kundërshtimi i axhendës shoqëruan të gjithë mbledhjen e djeshme të këtij Komisioni.

Në momentin që kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali kërkoi prezantimin e ndryshimeve nga përfaqësuesit e qeverisë, nënkryetari Xhafaj propozoi shtyrjen e shqyrtimit për një afat tjetër. Duke e cilësuar si jokorrekt vendimin e dalë nga kjo konferencë, Xhafaj kërkoi që të ndiqet një procedurë e veçantë për rishqyrtimin e ndryshimeve në Kodin Rrugor. Ai kërkoi që të thërriteshin edhe grupet e interesit, por kjo situatë u shfrytëzua nga Ilir Rusmali, i cili me ironi i kujtoi Xhafajt se nuk mund të thyejë vendimet e marra nga krerët e partisë.

Fatmir Xhafaj: Unë besoj se konferenca e kryetarëve ka urdhëruar në mënyrë jo shumë korrekte të vijmë me shqyrtimin e një projektligji. Mendoj që për të mirën e procesit, për ti dhënë procesit mbështetjen e duhur, kemi nevojë për të bërë një proces të shëndetshëm jo dhe formal. Unë do të sugjeroja një procedurë të veçantë që është në përputhje me rregulloren. Na duhet më shumë kohë për ligjet.

Ilir Rusmali: Pas asaj marrëveshje që u arrit dje nga konferenca e kryetarëve dhe që u cilësua nga shumëkush si marrëveshje historike, kjo ishte prova e parë për të parë se sa do ti qëndronte historisë marrëveshja dhe nëse kjo është prova e parë, dhe ne nuk lejojmë që prova e parë të ketë sukses, nuk do ishte marrëveshje historike, por dështim historik. Nuk kam asnjë motiv të mendoj që ajo që tha Ruçi dje me plot gojë, sot të kundërshtohet nga Xhafa. Me gjithë respektin që kam për zotin Xhafa, unë nuk dua të shoh përçarje mes përfaqësuesve më të lartë parlamentar të PS-së.

Fatmir Xhafaj: Nuk ka asnjë inkoherencë me atë që ka deklaruar kryetari i grupit parlamentar dhe asaj që ka vendosur Konferenca e kryetarëve dhe asaj që po themi ne sot. Konferenca ka vendosur një kalendar dhe ka thënë që këto projektligje do të shqyrtohen sipas këtij kalendari. Për sa i përket deklarimit që ka bërë kryetari i grupit, unanimisht Konferenca e Kryetarëve miratoi një kalendar që nënkupton që disa nga këto projektligje që kanë të bëjmë me kodet do të miratohen brenda këtij sesioni. Kjo është shumë korrekte dhe ne po i qëndrojmë në mënyrë korrekte sepse jemi sot këtë këtu për të diskutuar për këtë çështje.

Rama përplaset me Xhafajn për miratimin e ligjeve

Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, debati për miratimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota është transferuar në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj ka debatuar me kreun e grupit Gramoz Ruçi dhe kryesocialistin Edi Rama duke vlerësuar se koha për miratimin e tyre është e pamjaftueshme. Këtë qëndrim e kanë mbështetur edhe deputetët Damian Gjiknuri e Dashamir Peza, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Ligjeve. Por kjo është kundërshtuar nga Rama, i cili ka pohuar se propozimet duhet të ishin gati prej dy muajsh dhe ende nuk janë bërë. Çështja është qetësuar disi nga Gramoz Ruçi, i cili ka insistuar se ligjet duhet të miratohen kur të jenë gati.

Debati në mbledhjen me dyer të mbyllura

Gramoz Ruçi: Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve është vendosur që të ngrihet komisioni hetimor për reformën zgjedhore, komisioni për rregulloren e Kuvendit dhe është rënë dakord që ligjet me 3/5 ti nënshtrohen diskutimit dhe të jepet konsensus nga deputetët socialistë…

Fatmir Xhafaj: Keni marrë vendim në konferencën e kryetarëve që të kalojnë tre kode, ndërkohë që këto nuk janë gati se duhen ripunuar dhe arsyeja që janë mbajtur këto kohë nuk ka qenë vetëm politike për t’i bllokuar, këto kanë me vete dhe probleme. Të na thuash më datë 14 që këto do miratohen më datë 17 është e pamjaftueshme që këto të diskutohen dhe miratohen në komisione. Vetëm njëri prej kodeve që miratuam sot në komision kërkoi dy orë diskutim. Pse duhet të shkojnë këto ligje në seancë për tu miratuar kur ato kanë nevojë të shikohen.

Damian Gjiknuri: Në marrëveshje ne kemi rënë dakord që të miratojmë këto ligje. Në ndihmë të kësaj ne kemi bërë një axhendë se kush projektligj do të kalojë në fillim dhe kush më vonë.

Dashamir Peza: Unë jam dakord me Xhafën.

Pirro Lutaj: Për Kodin Rrugor ne i kemi disa ide, por ka probleme të mëdha që ne sduhet të jemi dakord.

Edi Rama: Ne u kemi kërkuar që në fillim të shtatorit kryetarëve të komisioneve që mbi këto projektligje që kërkojnë 84 vota të bëjmë vërejtjet tona. Çfarë duhet tju them unë secilit prej jush, kur kam dy muaj që ju kam thënë ti bëni gati dhe nuk i keni bërë akoma. Kështu që, duhet medoemos t’i keni gati.

Gramoz Ruçi: Nuk ju ka thënë njeri që me datë 17 do të miratohen në Kuvend, ideja është që sapo të jenë gati, në seancën më të parë të hyjnë.

Blendi Klosi: Fakti që ngrihet komisioni për reformën zgjedhore kjo tregon që është fitorja jonë. Ne duhet të themi që opozita e fitoi betejën për reformën zgjedhore.

Saimir Tahiri: Nuk është ashtu si thua ti Blendi.

Gramoz Ruçi: Atëherë, së fundmi kemi për të miratuar emrat e përfaqësuesve tanë në komisionet e posaçme parlamentare që do të ngrihen. Për komisionin parlament propozohet Ditmir Bushati dhe Namik Dokle. Ndërsa për reformën zgjedhore është propozuar Vasilika Hysi, Damian Gjiknuri, Arben Isaraj dhe Armando Subashi. Ka njeri kundër? Atëherë miratohen.

Rama: Reforma, do përfaqësojmë edhe partitë e vogla

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka konsideruar dje si një hap pozitiv arritjen e konsensusit për 3 nga 10 pikat e paktit të propozuar nga socialistët. Por duke mos lënë jashtë edhe aleatët e koalicionit, të cilët nuk do të marrin pjesë në komision, Rama u shpreh se do të dëgjohen edhe kërkesat e tyre. Ne i kemi dëgjuar me vëmendje pretendimet e partive të vogla të të dy krahëve dhe deklarojmë gatishmërinë për tu bërë pjesë e një zgjidhjeje që harmonizon më shumë se sa interesat e vetëm dy partive të mëdha,- tha Rama.

Nga ana tjetër, ai kërkoi një reformë parlamentare brenda katër muajsh, bazuar në praktikat e konsoliduara europiane. Për sa i përket ligjeve që kërkojnë 84 vota, Rama tha se PS do të japë të gjithë kontributin e saj për një proces të hapur, transparent, gjithëpërfshirës, në hartimin e çdo amendamenti apo ligji, bazuar në kalendarin e miratuar dje nga konferenca e kryetarëve të për thithjen, shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit.

Ky është një institucion që mazhoranca ka deklaruar publikisht se do ti përkasë opozitës dhe për këtë arsye Rama ka kërkuar dje ngritjen e një komisioni ad hoc për thithjen, shqyrtimin dhe seleksionimin e kandidaturave për Avokat të Popullit. Ky komision do të jetë i përbërë nga deputetët, Eglantina Gjermeni, Besnik Baraj, Astrit Beci, dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare Mimoza Hafizi dhe Gëzim Tushi. Krahas pesë anëtarëve, komisioni do ti shtohen edhe dy të ftuar si anëtarë nga shoqëria civile. Ky komision do të hartojë një ftesë publike për çdo kandidaturë dhe do të organizojë dëgjesa me çdo kandidat. Brenda 30 ditësh, anëtarët e komisioni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›