E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama quan institucione te pavarura ato qe i vendos nen kontrollin e partise

“Rama sot gajasi shqiptarët me hipokrizinë e tij të radhës që lëshoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, sipas së cilës ai nuk dëshiron Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste apo që të marrë urdhra prej tij e partisë që ai përfaqëson”.

Kështu u shpreh zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj, gjatë një deklarate për shtyp.

Duke shtuar se “Rama vetë harroi, por shqiptarët natyrisht që jo, se ai vetëm dy javë më parë propozoi për në bordin e Bankës së Shtetit, institucionit më të depolitizuar të vendit, militanten e thekur të PS-së, anëtaren e Kryesisë besnike të partisë së tij, Ermelinda Meksi”.

Sipas saj, Rama flet për institucione të pavarura, por të tilla ai konsideron vetëm ato që i vendos nën kontrollin e partisë.

“Duam të pyesim z.Rama, kur je serioz dhe i vërtetë, kur cicëron për pavarësi të institucioneve kushtetuese, apo kur në emër të kësaj pavarësie emëron në krye të tyre drejtuesit kryesore të Partisë Socialiste?

Partia Demokratike beson se qytetarët shqiptarë dinë të japin përgjigjen më të mirë dhe më të drejtë kësaj pyetje”, përfundoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›