Itali, Parlamenti kalon paketën për ekonominë
Qeveria italiane e kryeministrit Silvio Berlusconi ka shpëtuar një votëbesim lidhur me një paketë masash shtrënguese për ekonominë.
Paketa e masave kishte si qëllim të rregullonte financat publike të vendit.Votimi në parlament vjen në një kohë të vështirë për qeverisjen e zotit Berlusconi.
Kryeministri kishte parlajmëruar se qeveria do të jepte dorëheqje nëse nuk do të miratohej paketa e masave ekonomike me vlerë 25 miliard euro.
Kjo paketë përfshin zvogëlim të buxhetit për sektorin publik dhe një reduktim të thellë të shpenzimeve rajonale. Por mbështetja për zotin Berlusconi megjithatë ka rënë, sipas sondazheve.Një skandal i ri korrupsioni e ka njollosur qeverinë.
Ditën e mërkurë, një zëvendësministër dha dorëheqjen, pasi ishte nën hetim i dyshuar për përfshirje në konspiracion për të influencuar gjykatësit.
Muajt e fundit kanë parë edhe shpërthimin e një përplasjeje të egër për pushtet mes zotit Berlusconi dhe kolegut dhe rivalit të tij më të afërt Gianfranco Fini.
Të gjitha këto zhvillime i kanë bërë disa analistë të komentojnë se ditët e kësaj qeverie janë të numëruara.