E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi vizitë zyrtare në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi javën e ardhshme do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat theksojnë se në vizitën e tij në SHBA kryeministri Thaçi në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillojë një takim me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden.
Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kryeministri Thaçi do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Po ashtu, kryeministri Thaçi në Institutin e Paqes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbajë ligjëratë me temën "Ndërtimi i së Ardhmes Euro-Atlantike të Kosovës: Sfidat dhe Mundësitë Para Nesh".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›