Thaçi priti delegacionin amerikan

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti një delegacion të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Dan Burton. Në këtë takim u bisedua për gjendjen aktuale në Kosovë.
Kryeministri, Hashim Thaçi, në takimin e sotëm me kongresistët amerikanë Dana Rohrabaqer, Dan Burton, dhe Theodor Poe, theksoi se tri vite pas shpalljes së pavarësisë, “Republika e Kosovës është dëshmuar si faktor paqeje, stabiliteti, bashkëpunimi, zhvillimi dhe integrimi.” Duke thënë se “në këtë histori suksesi, roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet përherë rol jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm.”
Në emër të delegacionit të kongresistëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z.Dan Burton, pasi shprehu falënderimet e tij dhe të anëtarëve të delegacionit, për pritjen e përzemërt nga ana e kryeministrit Thaçi, theksoi se “bashkëpunimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të fuqizohet edhe më tej, në funksion të avancimit të proceseve pozitive për të tashmen dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.”