E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, sulmi: Shkon në katër numri i të arrestuarve

Policia boshnjake thuhet se ka kryer bastisje dhe ka bërë një arrestim sot si pjesë e një hetimi për sulmin e ambasadës së SHBA-ve në Sarajevë.

Zyra e prokurorëve kombëtar tha se i dyshuari u arrestua në rajonin verilindor, Gornja Maoka, dhe se kërkimet janë kryer edhe në qytetin e afërt Maglaj.

I dyshuari është personi i katërt që është arrestuar në lidhje me këtë sulm.

Muajin e kaluar, Mevlid Jasareviç, një shtetas serb që besohet të jetë një anëtar i një grupi radikal islamik,  sulmoi ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë. Gjatë këtij sulmi u  plagos një polic.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›