Itali Rajmonda mund te jete mbytur ne fyt nga i shoqi italian
Zbardhen detaje te vrasjes se Rajmonda Zefit gruas shqiptare ne Itali e cila qe prej 31 dhjetorit rezultoi e zhdukur. Bashkeshorti italian Francesco Quinci kishte arritur te fshihte per disa dite krimin por me pas ka rrefyer versionin e tij te ngjarjes per nje vrasje aksidentale. Sipas tij 30-vjecarja shqiptare Rajmonda ishte rrezuar nga shkallet gjate grindjes dhe aty kishte perplasur koken dhe kishte vdekur ne vend. Ky version u mbeshtet edhe nga avokati i Quincit Carlo Alberto Antongiovanni. Mjeket ligjore thone se kane arritur te dallojne te trupi i viktimes shenja te kapjes ne fyt.
Megjithate keto jane vetem te dhenat e para qe ekspertet ligjore te caktuar nga prokuroria e Lukes kane arritur te konstatojne ne nje inspektim te pare te kufomes. Mediat italiane shkruajne se shenjat ne fyt mund te jene shkaktuar nga nje shtrengim me duar. Gjithcka do te konfirmohet nga autopsia qe eshte parashikuar te zhvillohet sot.
Trupi i Rajmondes gjysme i zhveshur dhe me fytyren e mbuluar me gjak u gjet ne nje zone te thelle ne nje pyll 30 km larg shtepise. Vete Francesco i tregoi policise se ku e kishte hedhur trupin e 30-vjecares me te cilen kishte pasur dhe dy femije 8 dhe 3 vjec.
Bashkeshorti lajmeroi zhdukjen e Rajmondes ne daten 3 janar ndersa kishte thene se ajo ishte larguar nga shtepia qe me 31 dhjetor. Gjurme gjaku jane gjetur edhe prane shtepise se ciftit si dhe ne makinen e bashkeshortit te shqiptares.
Francesco Quinci eshte ndaluar me akuzen e vrasjes se vullnetshme dhe fshehje te trupit te viktimes dhe neser do te merret ne pyetje nga gjyqtari per hetimet paraprake.
Ajo qe kishte shkaktuar grindjen ishte ndoshta angazhimi i gruas shqiptare ne boten e spektaklit. Rajmonda Zefi qe prej disa kohesh kishte krijuar nje shoqate me shqiptare te tjere per te punuar ne sektorin e spektaklit dhe argetimit ne lokalet e nates apo ato te modes ne Viareggio dhe Versilia.
Mengjesin e 31 dhjetorit kishin shperthyer serish debate per shkak te nje telefonate te nje prej miqve shqiptare qe ndoshta i kishte thene te behej gati per organizimin e nje evenimenti me rastin e festimeve per Vitin e Ri. Ne ato momente femijet nuk kane qene ne banese por te te afermit e tyre per te festuar.
Jane shume prova qe e bejne te dyshojne prokurorine se kemi te bejme me nje vdekje aksidentale.
Sipas akuzes Quinci nuk ka telefonuar 118 per te kerkuar ndihme per gruan ka marre kufomen dhe e ka hedhur ne nje vend te humbur si dhe per disa dite ka heshtur duke mos thene te verteten. Kunder tij eshte dhe deshmia e nje komshie si dhe gjurmet e gishtave ne fyt.
.