Familjaret proteste para Kryeministrise Rihetoni ngjarjen
Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 janarit kane protestuar dje para Kryeministrise duke kerkuar qe ceshtja te rihetohet dhe para pergjegjesise ligjore te vihen zyrtaret e larte. Shkoder mos i harro bijte e tu ishte cilesuar protesta e djeshme e familjareve qe kujtojne viktimat nga rrethi i Shkodres qe humben jeten ne brigjet e Karaburunit ndersa tentonin te shkonin ne Itali per nje jete me te mire. Protesta e organizuar nga shoqata 9 Janari se bashku me shoqaten Iliria ka nisur perpara Ministrise se Drejtesise per te perfunduar para dyerve te Kryeministrise. Familjaret kerkojne hetimin e funksionareve te larte pasi shteti kishte mundesi ti shpetonte.
Pak dite me pare anetaret e ketyre shoqatave dhe familjareve te viktimave te tragjedise se shenuar ne fillim te vitit 2004 shperndane fletushka neper qytetin e Shkodres. Ata benin thirrje per te marre pjese ne proteste. Drejtuesit e shoqates kerkojne te sensibilizojne strukturat perkatese dhe tu tregoje se premtimi i dhene per te zbardhur ngjarjen nuk eshte mbajtur prej tyre. 8 nga viktimat e tragjedise se 9 janarit rezultojne ende te zhdukur.
.