Rihapja e shkollave greke fluks ne Kapshtice
Rinisja e mesimit ne shkollat greke por dhe rifillimi i punes pas festave te fundvitit ka shtuar fluksin e emigranteve ne piken doganore te Kapshtices. Pjesa me e madhe e emigranteve kane zgjedhur te udhetojne ne drejtim te shtetit grek gjate dites se diel qe ka shenuar edhe diten e fundit e pushimeve. Ne kete menyre dita e djeshme ka shenuar nje fluks te madh automjetesh ne kufi sidomos ne oret e mesdites. Te vendosura me tre korsi automjetet private dhe autobuset e udhetareve te linjave me Greqine jane mbajtur ne radhe per kryerjen e procedurave te kalimit ndersa nga te dyja palet si nga ajo shqiptare ashtu dhe nga pala greke eshte punuar me kapacitet te plote. Ikja e menjehershme e familjeve shqiptare ka shkaktuar radhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices ku sipas te dhenave zyrtare jane regjistruar te pakten 5600 persona ne dalje te territorit shqiptar.
Dita e diel ka shenuar fluksin me te madh te kalimit nderkufitar per kete fillim viti edhe per faktin se sipas emigranteve data 9 janar ka qene afati i fundit i qendrimit dhe te gjithe duhet te jene ne vendet e punes dhe femijet te rinisin mesimin pas festave.
Pala shqiptare ka punuar me kapacitet maksimal me 8 sportele per te perballuar fluksin e larte te emigranteve nderkohe qe nga pala greke eshte punuar me 5 sportele. Situata eshte normalizuar gjate oreve te pasdites dhe deri ne mbremje territori doganor eshte boshatisur nga automjetet.
.