Plagoset me thike i riu policia kerkon autoret
Nje sherr banal i ka rrezikuar jeten nje 30-vjecari nga Fieri mbremjen vone te se shtunes. Policia ende eshte ne kerkim te autoreve. Mesohet se Gentian Goro banues ne lagjen Konferenca e Pezes se qytetit te Fierit eshte plagosur me thike ne nje lokal ne vendin e quajtur Shara. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 21.30 kur Gentian Goro ka qene vetem ne nje tavoline te ketij lokali. Sipas deshmitareve nje person deri tani i paidentifikuar nga policia i ka kerkuar te ulej ne tavoline. Goro ka pranuar dhe mes dy te rinjve pas disa minutash ka nisur nje debat. I panjohuri eshte larguar per tu rikthyer me nje shokun e tij dhe me pas te dy kane qelluar me thike mbi Goron. Ky i fundit eshte derguar me urgjence ne spital nderkohe policia eshte ende ne kerkim te autoreve te ngjarjes.
.