Fatmir Hysenbelliu firmos per Xhenoa
Ka firmosur per Xhenoa-n dhe shpreson te behet pjese e ekipit te pare pas 30 qershorit te ketij viti. Talenti shqiptar Fatmir Hysenbelliu ka lene Barin gjate merkatos se janarit dhe i eshte bashkuar skuadres se te rinjve Primavera te Xhenoas se Preciozit. Lajmin e konfirmon vetem futbollisti ne nje interviste per Panorama Sport.
Fatmir sapo keni kaluar te skuadra e Xhenoas a mund te na jepni detaje te kontrates
Po eshte nje kenaqesi e vecante per mua qe arrita te kaloj te Xhenoa. Natyrisht kur e krahason me nje klub si Bari kuptohet vetvetiu ndryshimi pasi Xhenoa eshte nje klub shume here me i mire dhe me nje histori shume here me te lavdishme. Gjate merkatos se janarit une arrita te kaloj
ketu dhe u bera pjese e skuadres se te rinjve Primavera. Por menjehere drejtuesit e klubit me huazuan ne Zvicer te Lugano.
Perse iu dhane ne huazim
Faktikisht me kaluan te Lugano me qellim qe te kisha me shume mundesi aktivizimi. Xhenoa eshte klub elitar dhe une do ta kisha shume te veshtire qe te fitoja formacionin ose do te kisha me pak mundesi aktivizimi ndaj edhe u mendua qe deri ne fund te sezonit te kaloja te Lugano.
Keni firmosur per Luganon
Pothuajse. Kontrata ka perfunduar por nuk eshte bere publike per mediat pasi jane edhe disa detaje te vogla por pa shume rendesi per mua qe duhet rene dakord dhe me pas gjithcka do te jete zyrtare.
Si ju kane pritur ne Zvicer
Shume mire. Me kane prezantuar te skuadra dhe drejtuesit me kane qendruar shume prane duke kerkuar qe te mos me mungonte asgje dhe te ambientohem menjehere.
Mendoni se keto do te jeni menjehere pjese e skuadres titullare
Sigurisht qe po pasi per ate gje kam ardhur ketu. Duhet ta theksoj se nga Xhenova pranova te vij ketu ne forme huazimi per dy arsye te medha aktivizim te rregullt dhe permiresim te lojes sime pasi une vij nga nje demtim dhe duhet te rikuperohem. Kam qene i demtuar ne kavilje dhe per gati dy muaj nuk kam prekur top. Tani ndihemi mire dhe jam i gatshem qe te luaj me Luganon.
Ne fund te sezonit do te ktheheni te Xhenoa apo jo
Sigurisht. Pas 30 qershorit do te jem totalisht i Xhenoas dhe jo nje lojtar i skuadres se te rinjve por i ekipit te pare. Kjo gje me eshte premtuar nga drejtuesit xhenoveze sigurisht duke pare edhe pervijimesine e lojes sime ne keto muaj.