Plagosja e Gjeloshit dy ne kerkim
Autoret dyshohet se kane qene te njejtet persona. Sipas policise 37-vjecari nga Lekbibaj i Tropojes i shpetoi vrasjes nje jave me pare pasi shkrepja e armes se drejtuar pas shpines se tij ne nje distance te afert doli bosh. Gjeloshi arriti te manovroje pasi degjoi kembezen e armes dhe u perlesh me autorin duke mundur ti heqe armen nga dora. Atentatoret mbremjen e dy diteve me pare duket se kane pasur qellim te perserisin atentatin. Policia sqaroi se dy makina e kane ruajtur Filip Gjeloshin ne kryqezimin e erret te rruges Siri Kodra me rrugen Besa dhe
sapo kane pare fuoristraden e tij me targa te huaja i jane vene nga pas. Teksa makina qe drejtohej nga Gjeloshi ishte ne levizje autoret qe e kishin rrethuar ne te dy anet ne drejtim te shinave te trenit kane qelluar fillimisht gomat duke bere qe ai te detyrohej te ndalonte mjetin. Me pas me bresheri automatike kane qelluar makinen Mitsubishi nga te katra anet por kryesisht xhamin e perparme qe te arrinin te godisnin objektivin. Fatmiresisht vetem dy plumba kane arritur te plagosin ne krah Filip Gjeloshin duke mos vene ne rrezik jeten e tij. Ngjarja ndodhi te shtunen rreth ores 2200 ne rrugen Siri Kodra ne Tirane kur Gjeloshi po levizte me makine.
HETIMI
Burime nga grupi hetimor i policise se Tiranes thane se jane identifikuar dy te dyshuar per atentatin e dy diteve me pare ndaj Filip Gjeloshit. Policia nuk ben te ditur emrat e te dyshuarve per arsye hetimi por shprehet se motivi mund te kete qene hakmarrja dhe dy te kerkuarit jane nga Tirana. Gjithcka eshte ndertuar pervec provave ne vendin e ngjarjes edhe nga deklarimet e te plagosurit i cili eshte marre ne pyetje ne Spitalin Ushtarak. Eksperte kriminaliste dhe oficere te Krimeve Kunder Jetes dhe Lirise se Personit kane fiksuar disa prova te rendesishme gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes. Dyshohet se arma qe eshte perdorur per plagosjen e Gjeloshit ka qene automatik tip Thomson.
PRECEDENTET
Filip Gjeloshi u akuzua per here te pare ne vitin 1994 per nje vrasje ne Lekbibaj dhe u shpall ne kerkim. Gjykata e Tropojes e denoi me 17 vjet burg. Ne vitin 1996 ai u arrestua gjate nje aksioni te Komisariatit Nr.1 ne kryeqytet pasi beri rezistence me arme dhe plagosi lehte nje efektiv te Policise Kriminale. Gjate trazirave te marsit 1997 ai doli nga burgu per tu kthyer serish ne qeli pas pese muajsh liri pasi kishte marre nje garanci se do te perfitonte falje. Ne vitin 1998 Gjeloshi do te behet objektiv i nje aksioni tjeter te policise se kryeqytetit pasi dyshohej per gjobevenie. Ai perfitoi serish nga faljet e organeve te drejtesise dhe pas 5 viteve burg fitoi lirine ne shkurt te vitit 2002. Me 16 shkurt 2003 ai qelloi me pistolete automjetin e fqinjit te tij Sh. Beqiraj pa mundur ta vrase ate prane Medresese. Mbremjen e 26 gushtit 2004 policia e Tiranes u njoftua se po organizohej nje atentat ndaj nje prokurori te Krimeve te Renda dhe jeta e tij ishte ne rrezik serioz. Edhe per kete rast u arrestua Filip Gjeloshi. Prangosja e tij e radhes erdhi me 2 qershor 2005 pasi ai u dyshua se qelloi drejt baneses se Kujtim Pershpalit. Arrestimi i tij i fundit dhe me i bujshmi u krye ne vitin 2006 nga forcat RENEA ne nje shpelle ne Tropoje ku pas disa oresh rezistence ndaj forcave speciale Gjeloshi u dorezua.
Plagosja ne burg
Nga miqesia qe krijoi me Zani aushin gjate qendrimit te tij ne burgun e Bences Filip Gjeloshi u vu ne shenjester nga grupi i Gazmend Brakes Gaxhait i cili ishte rivali i Zanit qe ndodhej ne burgun 302. Pikerisht per kete shkak me 8 dhjetor 2000 sapo u transferua ne kete burg Gjeloshi u plagos me thike ne korridorin e katit te dyte ne burgun 302 ne kryeqytet nga Eduart Ymeri i njohur me nofken Kartela. Kartela i denuar me 25 vjet burg eshte mik i ngushte Gaxhait. Por ne gjyq Gaxhai e mori vete persiper plagosjen e Gjeloshit duke deklaruar se ishte ai autori.
Gjeloshi ne spital pa rrezik per jeten
TIRANE - Pas plagosjes mbremjen e se shtunes 37-vjecari Filip Gjeloshi eshte transportuar drejt Spitalit Ushtarak ku fillimisht gjendja e tij shendetesore paraqitej kritike. Pas nje nderhyrjeje kirurgjikale ne njerin krah ku ai eshte goditur me dy plumba dhe pasi ka kaluar naten ne reanimacion mjeket e Spitalit Ushtarak thane dje se gjendja e tij shendetesore eshte permiresuar ndjeshem. Ai ka arritur te flase me te afermit madje edhe me oficeret e policise qe e kane marre dje ne pyetje. Sipas mjekeve aktualisht paraqitet shqetesues fakti se ka pesuar demtime ne sy per shkak se disa cifla xhamash i kane depertuar ne brendesi pasi ai ndodhej ne timon dhe perballe atentatoreve qe e qelluan me bresheri nga xhami i pare i makines se tij.
ETLEVA DELIA