Skuqet kampionati 4 kartone ne dy ndeshje
Bylisi ka marre nje fitore te madhe ndaj kampioneve dinamovite ne nje kohe qe lojtaret kane qene te acaruar ne fushen e lojes. E kjo eshte dukur ne te 17 ne nje perplasje mes Amburese dhe Polizoi Arberit. Topi po luhej ne mesfushe dhe Ambure ka nderhyre ashper ndaj beratasit te Bylisit i cili ka dashur te reagoje menjehere. Te dy keta lojtare teksa veprimi ka sjelle dhe nje acarim ne fushen e lojes jane ndeshkuar me te drejte nga gjyqtari Enea Jorgji me karton te verdhe. Bylisi ka arritur nje fitore te bukur e plotesisht te merituar. Dy golat e brazilianit Uashington dhe nje i Fjodor Xhafes i ka dhene tri pike te arta ballshioteve. Nderkohe qe Dinamo e ka perfunduar 90 minuteshin me 9 lojtare ka qene hija e vetvetes ne fushen e lojes. Nje skuader e cakorduar ne te gjitha drejtimet e cila nuk ka mundur te perballoje ritmin e ballshioteve ndonese ne fundin e lojes ka arritur te shkurtoje diferencen e golave me ane te Viles. Ne te 52 dinamovitet do te ngeleshin me 9 lojtare ne fushen e lojes pas marrjes se kartonit te dyte te verdhe dhe me pas te kuqit te futbollistit Orelesi. Ne Shkoder Vllaznia ka bere harakiri teksa nuk ka mundur dot te fitoje ndaj Shkumbinit edhe pse peqinasit kane luajtur me 10 lojtare qe prej minutes se 18-te kur Bekim Kuli per nje gjest antisportiv grusht ndaj Gocajt eshte nxjerre jashte fushe nga gjyqtari Bardhyl Pashaj. U duk se kjo do tia lehtesonte disi punen skuadres vendese per te marre 3 pike te cmuara dhe per te ruajtur hapin e skuadrave pretendente te kreut por ka ndodhur e kunderta. Per asnje moment Vllaznia nuk ka arritur te dale dot ne lojen e vet sulmuesit e saj jane gjendur shume pak para portes kundershtare duke mos e vene thuajse fare ne rrezik Bejten e Shkumbinit. Bardhesia e shifrave te fillimit te lojes ka mbetur e pandryshuar deri ne fund keshtu qe Vllaznia dhe Shkumbini kane ndare nga nje pike mes tyre. Vllaznia ruan vendin e trete ne klasifikim me 35 pike aq sa ka edhe Skenderbeu i vendit te dyte.
Superiore/Java 19
Laci-Flamurtari 0-1
D.Xhafaj 61
Dje
Vllaznia-Shkumbini 0-0
Bylis-Dinamo 3-1
Sot
Kastrioti-Skenderbeu 1300
Tirana-Besa 1300
Elbasani-Teuta 1300
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 19 14 1 4 43
2. Skenderbeu 18 11 2 5 35
3. Vllaznia 19 10 5 4 35
4. Tirana 18 8 6 4 30
5. Dinamo 19 8 4 7 28
6. Laci 19 8 3 8 27
7. Teuta 18 6 4 8 22
8. Shkumbini 19 6 4 9 22
9. Kastrioti 18 5 5 8 20
10. Besa 18 4 6 8 18
11. Bylis 19 5 3 11 18
12. Elbasani 18 3 3 12 9
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.
LEONARD KARAJ