Pogradeci gol nga tuneli Partizani zhytet ne fund
Nderkaq eshte ndalur Kamza dhe ka humbur serish Partizani. Superndeshja e javes se 17-te u trumbetua mjaft nga te dyja ekipet por ne fund kane qene djemte e ekicit ata qe kane dale kryelarte nga fusha. Ka mjaftuar goli i kapitenit Kopi erepi qe ne minuten e trete te takimit per te vulosur fitoren e skuadres se tij e cila vazhdon e qete kryesimin. Keshtu Tomori tregon edhe nje here dobesi ne transferte duke mos mbajtur dot hapin e kryesuesve. Ndersa Lushnjes i ka mjaftuar vetem nje gol per te mundur Partizanin ne shtepi dhe te marre tri pike me vlere. Demat e kuq jane fundosur edhe me ne fundin e renditjes ndersa tani per here te pare ne historine e tyre si klub ndodhen te parafundit ne renditje. Ka qene sulmuesi Tepshi qe ka vendosur fatin e ndeshjes ne minuten e 46-te te takimit. Verdhejeshilet dominuan gjate gjithe 90-minuteshit ndersa lojtaret e Partizanit duke iu trembur nje goleade jane mbledhur te gjithe ne mbrojtje. Me vetem nje pike dje ka dale edhe Kamza ne fushen e Gjirokastres. Barazimi 1-1 ka lene shije te keqe ne radhet e bluzinjve te cilet kerkonin me ngulm nje hakmarrje ndaj kundershtarit. Ne disavantazh Hysi ashtu si dhe ne transferten e Mamurrasit ka gjetur njeriun e duhur per te shpetuar skuadren nga humbja. shte Florian Braho asi nen menge i teknikut qe ka ditur te vendose baraspeshen ne rezultat. Ne ndeshjet e tjera Beselidhja ka mundur paster Gramozin ndersa Ada i eshte larguar fundit fale fitores ndaj Mamurrasit.
Kategoria 1/ Java 17
Beselidhja-Gramozi 2-0
Maho 12 Pustina 90-1
Pogradeci-Tomori 1-0
erepi 3
Ada-Mamurrasi 1-0
Pepa 75p
Lushnja-Partizani 1-0
Tepshi 46
Luftetari-Kamza 1-1
Braho 58/Dalipi 8
Neser
Vlora-Gramshi
Te shtyra
Bilishti-Apolonia
Terbuni-Burreli
Renditja
Ekipi ND F B H GSH GP P
1. Pogradeci 17 14 1 3 28 10 43
2. Kamza 17 10 6 1 25 10 36
3. Tomori 17 10 2 5 29 15 32
4. Apolonia 16 9 3 4 27 16 30
5. Beselidhja 16 7 6 3 22 11 27
6. Lushnja 17 8 2 7 23 11 26
7. Gramozi 16 8 1 7 22 25 25
8. Mamurrasi 17 7 3 7 12 12 24
9. Luftetari 17 5 6 6 10 16 21
10. Burreli 16 5 4 7 15 15 19
11. Bilishti 16 5 2 9 21 34 17
12. Vlora 16 4 4 8 17 21 16
13. Terbuni 15 4 3 8 13 26 15
14. ADA 16 4 1 11 16 28 13
15. Partizani 17 3 3 11 9 22 12
16. Gramshi 16 2 5 9 10 24 11
Shenim Gramozi Terbuni Ada dhe Beselidhja nga nje ndeshje me pak per shkak te debores.
LEONARD KARAJ