Itali, Ruby: Berluskoni më jepte 47 mijë euro në javë
ROME - Karima El Mahroug, e njohur në Itali si Ruby, pranon në bisedat telefonike me shoqen e saj, marrëdhënien “e ngushtë” me ish-kryeministin italian Silvio Berluskoni.
Mediat italiane kanë publikuar sot përgjimet telefonike mes Ruby-t dhe mikeshës së saj, në të cilat ajo tregon me detaje shpërblimet e majme të ish-kryeministrit, për pjesëmarrjen e saj në festat “Bunga Bunga” dhe për të mbajtur të fshehtë gjithçka.
“Silvio me telefonoi dje dhe më tha: Ruby të jap sa para të duash, të mbuloj me ar, e rëndësishme është që të mos tregosh asgjë. Mos i thuaj asgjë askujt. Nuk duhet të tregoj që shkoja në shtëpinë e tij. Jemi miq prej një viti.”- shprehet Ruby. Ndërsa shoqja e saj e pyet, nëse ishin realisht vetëm miq, Ruby i përgjigjet: “Njerëzit mendojnë gjithmonë vetëm për keq, sepse fakti që ai më jepte 47 mijë euro në javë i bën të mendojnë se kemi pasur ndonjë gjë më shumë.”
Ndërkohë, në bisedat me të atin dhe miqtë e saj, vajza e përfshirë në skandalin e ish-kryeministrit italian, shpjegon se “Silvio më kërkoi të bëja si e çmendur, dhe në këmbim do të më jepte shumë para.”
Ish-kryeministri italian, Silvoi Berluskoni akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitura. Konkretisht ai akuzohet për raporte seksuale me marokenen Ruby, e cila ka qenë në moshë minore kur ka marrë pjesë në festat e famshme të ish-kryeministrit, të njohura si “Bunga Bunga”.
(er.nu/BalkanWeb)