E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ish-punonjës të Albpetrol-it kërkojnë ndihmën e Avokatit të Popullit

FIER - Duke shfrytëzuar vizitën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani në Fier, ish-punonjës të kompanisë Albpetrol, janë mbledhur sot pranë Bashkisë së qytetit, duke kërkuar zgjidhjen e çështjes së shkurtimit të tyre nga puna.

Më shumë se 1200 naftëtarë, të dalë të papunë nga reforma e vitit 2010, nuk përfitojnë vjetërsinë e punës, në një kohë kur kompania është futur në proces privatizimi. Avokati i Popullit ka premtuar ndjekjen e çështjes.

Totozani ndodhej sot në Fier për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shoqërinë civile dhe zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Bashkisë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›