E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interkonjeksioni, KLSH kontroll tek OST-ja

 Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit,  Bujar Leskaj tha se "në këto momente një ekip i Kontrollit të Lartë të Shtetit është në OST dhe në praktikat dhe standardet e saj, KLSH  prononcohet kur gjithë praktika evadohet, pra kur ne bëjmë raportin përfundimtar të kontrollit".

"KLSH në OST është në një kontroll të përvitshëm, në një kontroll normal pune. Këto janë kontrolle që një departament i posaçëm në KLSH  i organizon në krye të një ose dy vjet dhe në kohën e duhur do të kemi prononcimin zyrtar", tha Leskaj, duke shtuar se deri më tani grupi i punës nuk ka konstatuar ndonjë problem madhor.

I pyetur për marrëdhëniet midis këtij institucioni dhe Prokurorisë së Përgjithshme për luftën kundër korrupsionit, Leskaj, u shpreh se këto marrëdhënie janë në rrugën e duhur.  "Jemi shumë të dëshiruar për marrëdhënie pozitive me prokurorinë dhe besoj i njëjti sentiment duhet të jetë në organin e prokurorisë. Jam optimist se marrëdhëniet e bashkëpunimit me prokurorinë do të ecin. Ne po rrisim numrin e kallëzimeve dhe po përmirësojmë cilësinë e tyre. Me duhet të pohoj se këto marrëdhënie po vazhdojnë normalisht. KLSH duhet të përmirësojë punën e vet në drejtim të luftës kundër korrupsionit,  nga ana tjetër edhe prokuroria duhet të përgjigjet dhe besoj do të përgjigjet", tha Leskaj. /Start/

                                                                                             2012-04-23 13:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›