Ligji i ri i sigurimeve shëndetësore brenda 2013-s

Sipas saj, kjo formë do të lehtësojë qytetarët, për të rritur transparencën dhe shmangien e abuzimeve.
Znj. Hana foli gjithashtu edhe për ligjin e ri të sigurimeve shëndetësore, i cili do të plotësohet këtë vit me aktet nënligjore në mënyrë që të hyjë i plotë në fuqi në vitin 2013. Falë këtij ligji, ISKSH shndërrohet në Fond Sigurimesh dhe financimi i shërbimeve do të bëhet në bazë të paketave të përcaktuara të shërbimeve shëndetësore për çdo qendër shëndetësore apo spital.
“Ne mendojmë se ka ardhur koha që të kalohet në pagesë për performancë që do të thotë pagesë për numrin e pacienteve, ditëqëndrimin në spital dhe cilësinë e shërbimit që ofrohet. Dy propozimet tona kanë të bëjnë me pagesë me buxhet global për diëqëndrimi dhe shërbim (pagesë që i jepet për menaxhim spitalit por bazohet ne efektivitetin e shërbimit) si dhe DRG (pagesë për diagnozë) një sistem që e kanë sot shumë spitale evropiane e kombinuar me buxhetin global”, theksoi ajo.
Po çfarë përftohet nga sigurimi shëndetësor? Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, sqaron se nga sigurimi shëndetësor përfitohet shërbim shëndetësor falas tek mjeku i përgjithshëm dhe i familjes, ku përfshihen 7 shërbime bazë.
Ajo tha se objektivat kryesore për këtë vit, përveç hartimit të akteve nënligjore, të cilat do të hyjnë në fuqi brenda vitit 2013, do të konsolidohet edhe procesi i kostifikimit të shërbimeve spitalore dhe nxitja e vendimmarrjes për ndryshimin e mënyrës së pagesës së spitaleve që do të sjellë një shërbim më të mirë për pacientët. Gjithashtu, do të hartohen paketat për shërbimin shëndetësor në të gjitha nivelet, të cilat do të mbyllen brenda këtij viti, etj. /Start/
2012-04-23 11:20