E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen dy grupe kriminale të vjedhjes së makinave e kazinove

Operacioni policor i koduar “Prince”, përfundoi me arrestimin e tre shtetasve, përkatësisht Ropert Musta, 21-vjeç, Marsid Peza, 21-vjeç, dhe Genc Neziri, 41-vjeç, si dhe është shpallur në kerkim Barziu, tashmë i identifikuar.

Nga hetimi i deritanishëm nga strukturat policore, ka rezultuar se këta shtetas, ne bashkëpunim me njeri-tjetrin nga periudha Janar – shkurt 2012, kanë realizuar në total 20 vjedhje të lokaleve të lojërave të fatit duke arritur të vjedhin televizor plazma.Në cilësinë e provës materiale u gjeten dhe u sekuestruan rreth 10 copë televizora plazma me ekran te sheshte i markes”LG” , 42 polsh, një aparat digitalb, doreza, kapuça, çanta me çelësa të ndryshëm, kaçavida plastik, automjet tip BMW , automjet tip Fiat Punto,me ngjyrë të bardhë, si dhe një 5 aparat celularë  të markës Sony Ericcson dhe Samsung.

Vazhdojnë hetimet lidhur me dokumentimin e plotë ligjor te aktivitetit kriminal te personave të lartpërmendur, pasi dyshohen te jene dhe autor të ngjarjeve të tjera kriminale të kësaj natyre të ndodhura në qytetin e Tiranë.

Ndërkohë paralelisht nga strukturat e komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë, është finalizuar një tjetër operacion me tendencë vjedhjet e automjeteve. Në pranga përfunduan shtetasit Zenun Xaka, 26-vjeç, banues në Krujë, Dorian Xhoxhaj, 25-vjeç, banues në Berat, me masë sigurie në mungesë “arrest në burg”, Dritan Meta, 26-vjeç, si dhe u shpall në kërkim Halin Xaka.

Bazuar në informacionet hetimore të marra në ngarkim të tyre, ka rezultuar se këto shtetas përgjatë periudhës shtator, tetor, nëntor, dhjetor 2011, kanë realizuar një sërë vjedhjesh të automjeteve në zona të ndryshme në Kryeqytet. Gjatë hetimit dhe dokumentimit ligjor të implikimit të vjedhjeve të tyre, ka rezultuar se ky grup kriminal me këtë tendencë, kanë realizuar një sërë vjedhjesh të automjeteve në qytetet Tiranë, Berat, Kuçovë, Gramsh, Elbasan, Korçë, Pogradec dhe Librazhd. Gjatë shtrirjes së gjerë të këtij hetimit në qytetet e mësipërme, ka rezultuar se këto shtetas dyshohet të jenë autor të implikuar në 15 vjedhje të automjeteve vetëm në Tiranë, kryesisht të tipive Mercedez Benz dhe ford Fiesta. /Start/

                                                                                             2012-04-23 12:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›