E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Itali/ Sekuestrohen 2 tonë kokainë, vlera në treg do të kalonte 400 milionë euro

Dy tonë kokainë, me vlerë tregu mbi 400 milionë euro u sekuestruan këtë të hënë në Itali nga Guardia di Finanza. Kokaina u gjet në det, në brigjet lindore të Siçilisë, nga efektivë të Katanias dhe nga grupi ajror-detar i Messinas.

Droga ishte e paketuar, për të shmangur depërtimin dhe fundosjen në ujë. Rreth 70 pako ishin të lidhura së bashku me rrjeta peshkimi që të mos shpërndaheshin në det si dhe ndërmjet tyre kishte një pajisje sinjalizuese për vendndodhjen.

Ngarkesa me lëndën narkotike siç duket ishte lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas trafikantët do ta merrnin e ta shpërndanin nëpër Europë.

Sekuestrimi është një nga zbulimet më të mëdha të drogës që ka ndodhur ndonjëherë në territorin italian. Pakot me kokainë ishin vrojtuar, në kuadër të aktiviteteve të kontrollit të ujërave bregdetare të Sicilisë lindore për qëllime policore ekonomiko-financiare, nga njësitë ajrore-detare Fiamme gialle.

Më pas, u aktivizua bërthama e policisë ekonomike dhe financiare të policisë financiare të Katanias, e cila, me mbështetjen e departamentit të operacioneve ajrore të Palermos, arritën të sekuestronin lëndën narkotike.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›