Itali/ Shpërthen treni, 13 të vdekur

Të paktën 13 persona mbetën të vdekur dhe 36 të tjerë u plagosën sot në Italinë e Veriut, kur një tren doli nga shinat pranë qytetit Viareggio dhe një cisternë gazi në një nga vagonat e trenit u përfshi nga flakët e zjarrit duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, deklaroi një zyrtar lokal.
Dy ndërtesa pranë vendit të aksidentit u rrëzuan, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, duke shtuar se një pjesë e viktimave ishin në këto dy ndërtesa. Drejtoria e hekurudhave njoftoi përmes një komunikate se një nga vagonat e trenit kishte dalë nga shinat duke tërhequr edhe katër vagonë të tjerë. Ndërkohë një sasi gazi i lëngshëm ka rrjedhur nga një cisternë në një nga vagonat duke u përfshirë më pas nga flakët.