E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë/ Zjarr në Paris, 4 të vdekur

Katër persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë mbetën të plagosur për shkak të flakëve të zjarrit, që përfshinë një shtëpi në Asnieres-sur-Seine, në periferi të Parisit, njoftuan zjarrfikësit, të cilët theksuan se bilanci i viktimave nuk është përfundimtar.Zjarri përfshiu banesën në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe shkaqet e tij mbeten të panjohura.
Sipas një burimi të policisë, pesë nga dhjetë të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›