O.Indian/ Rrëzohet avioni, 153 të humbur

Një avion i kompanisë ajrore "Yemen Airways", me 153 persona në bord u rrëzua të martën në Arkipelagun e Komorove në Oqeanin Indian, ndërsa fluturonte në kushtet e një moti të keq. Një burim zyrtar nga Jemeni u shpreh se nuk mund të thuhej nëse ka të mbijetuar nga 153 persona që ndodheshin në bordin e avionit "Airbus 310-300". Zyratri shtoi se 142 pasagjerët ishin të kombësive franceze dhe nga Ishujt Komore. "Avioni 'Airbus 310', në bordin e të cilit ndodheshin edhe 11 anëtarë të ekuipazhit, ishte nisur nga Sanaa, kryeqyteti i Jemenit, drejt Moronit, kryeqytetit të Komoreve", deklaroi zyrtari i cili nuk pranoi të identifikohej. Ndërkohë, avionët e kërkim-shpëtimit kanë zbuluar pjesë të avionit të kompanisë ajrore Yemen Airways "Airbus A310-300". "Avionët e ekipeve të shpëtimit kanë zbuluar mbetje të avionit në zonën e presupozuar të rrëzimit të tij", u shpreh Ibrahim Kassim, zyrtar i Agjencisë për Sigurinë Ajrore në Afrikë dhe Madagaskar që mbulon Afrikën Frankofone, në Komore.
Ndërkaq, ekipet e shpëtimit nga Jemeni bënë të ditur gjithashtu se kishin rikuperuar disa prej trupave nga mbetjet e avionit.
Ndërkaq, ekipet e shpëtimit nga Jemeni bënë të ditur gjithashtu se kishin rikuperuar disa prej trupave nga mbetjet e avionit.