Daci i kërkon Sejdiut koalicion parazgjedhor
“Kryetarit të LDK-së, Dr. Fatmir Sejdiut i kam dërguar një letër, ofertë për bashkëpunim, ofertë për një koalicion parazgjedhor, konform qëndrimeve tona reale, duke respektuar rrugën e përbashkët që kemi pas një kohë të gjatë”, deklaroi Daci, për një konferencë për media.Daci ka shpjeguar se nuk ka dashur që t’i dërgojë letër publike Sejdiut, por ka shtuar se, i mbetet kryetarit të LDK-së të vendosë nëse dëshiron ta publikojë apo jo.Për tërë këtë kohë, sipas liderit të LDD-së, partitë në koalicion nuk kanë pasur qëllim mbarëvajtjen e shtetit, “por përkundrazi secila ka shikuar se çfarë ti bëjë njëra tjetrës, deri në momentet e gjakosjes së partnerëve për shtetin”.