Itali/ Shtyhet gjyqi i Berluskonit për korrupsion
Një proces gjyqësor ndaj ish kryeministrit italian, i akuzuar për korrupsion, është pezulluar deri në 27 shkurt. Silvio Berluskoni akuzohet se i ka paguar 600 mijë dollarë David Mills, një avokati britanik për taksat. Prokuroria thotë se zoti Berluskoni donte që zoti Mills të gënjente në dy procese gjyqësore që vitet -90.
Kryeministri italian përballet përsëri në gjyq pas atij që iu hoq imuniteti nga ndjekja penale vitin e kaluar.
Popullariteti i zotit Berluskoni është rritur në javët e fundit pas një sulmi ndaj tij në dhjetor.
Kundërshtarët thonë se ai po përpiqet të përdorë përkrahjen për të aprovuar ligje të reja që shkurtojnë proceset gjyqësore në Itali, përfshirë edhe të tijin.