E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Sindikatat grevë kundër masave ekonomike

ITALI- Pas një takimi dy orësh, qeveria e Mario Montit nuk ka arritur të bindë sindikatat italiane, e për pasoja këto të fundit kanë konfirmuar grevën e përgjithshme që mbahet sot.

Unioni i Sindikatave deklaroi se po proteston kundër reformës për pensionet, që është pjesë e një pakete 30 miliardë eurosh nga kryeministri Mario Monti, që ta shpëtojë Italinë nga katastrofa financiare.

Monti u takua mbrëmë me udhëheqësit e Unionit, në përpjekje për ta shmangur grevën. Sidoqoftë, udhëheqësit e Unionit dolën nga takimi me mjaft skepticizëm. Njëri prej tyre tha se Monti shpalosi vetëm një përkushtim të përgjithshëm lidhur me shqyrtimin e kërkesave të tyre.

Masat shtrënguese të kryeministrit Monti përfshijnë rregullimin e sistemit të pensioneve në Itali, duke bërë ngritjen e disa taksave dhe ringjalljen e tatimit ndaj pronës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›