Integrimi, miratohet me konsensus planin i ri i veprimit, Bregu: Në janar axhendë të re
TIRANË- Mazhoranca dhe opozita kanë miratuar me konsesus planin e ri të veprimit për përmbushjen e 12 rekomandimeve të KE.
Më herët ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë diskutimeve të zhvilluara në mbledhjen e sotme të komisionit të integrimit për 12 rekomandimet, ka njoftuar se në janar të vitit 2012 qeveria shqiptare do ketë një axhendë të re veprimi për përmbushjen e kritereve të lëna si detyrë nga KE, për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Ministrja Bregu sqaron se grupi i punës do monitorojë zbatimin e 12 rekomandimeve bazë, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare.
"6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkt e ministrisë që unë drejtoj", -u shpreh ministrja Bregu.
.
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e socialistëve ku sipas deputetit Taulant Balla rekomandimet nuk duhen ndarë, por duhet gjetur një formulë bashkëpunuese për arritjen e objektivit, marrjen e statusit kandidat.
Punimet e komisionit të integrimit u ndoqën sot dhe nga ambasadori i BE në Tiranë Etore Sequi. Kreu i prezencës së BE-së nëTiranë, duke vlerësuar diskutimet e bëra theksoi se Bashkimi Europian është i gatshëm npër të ndihmuar në këtë proces, ndërkohë nënvizoi se rezultatet e këtij procesi kërkojnë bashkëpunim dhe angazhim nga të dyja palët.
(el.me/BalkanWeb)