Prodhohet ilaci i parë për rritjen e qerpikëve
SHBA- Agjensia amerikane për administrimin e ushqimit dhe ilaceve, FDA ka aprovuar ilacin Latisse për rritjen e qerpikëve.
Lattise do fillojë të jetë në qarkullim me recetë nga doktori. Ajo përmban të njëjtit përbërës me Lumigan, i cili tregetohet si ilac për glaucoma në formë pikash, njofton kompania kozmetike Allergan.
Lattise aplikohet duke lyer pjesën e qerpikëve të syrit, nxit rritjen, trashjen e qerpikëve duke u dhënë një pamje më të plotë dhe të errët.
Përdoruesit e këtij ilaci të ri do të ndjejnë ndryshimin që në javën e 8 të përdorimit,n dërkohë që pas 18 javësh do të ketë një rritje të plotë të qerpikëve. Nëqoftëse ndalohet përdorimi i ilacit qerpikët gradualisht do kthehen në pamjen e tyre të mëparshme dhe rritje natyrale.
Kompania gjithashtu njofton se një nga efektet e ilacit, të cilat mund të jenë të përkohshme është nxirja e kapakut të syrit, por një nga efektet dytësore me serioze dhe qe mund te jetë i përhershëm është pigmentimi i pjesës me ngjyrë të syrit.
Meqënëse Lattise mund të nxisë rritjen e qimeve në pjesë të tjera të trupit, kompania Allergan rekomandon kujdes ne aplikimin e ilacit, për të mos prekur pjesë të tjera të lëkurës.
(el.me/BalkanWeb)