E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar, Turqia: Akuzat e grekëve të pabaza

ANKARA- Turqia reagoi zyrtarisht ndaj pretendimeve të ish-ministres së Jashtme greke, Dora Bakojani duke i cilësuar ato si "të pabaza". Me anë të një njoftimi për shtyp, ambasada Turke në Tiranë është shprehur se i ka pritur "me habi dhe keqardhje" deklaratat, duke theksuar se ato "nuk pasqyrojnë të vërtetën".

Gjuha diplomatike e përdorur në këtë reagim ishte shumë e kujdesshme. Emri i Bakojanit nuk citohej në asnjë rresht të njoftimit. Në reagimin e saj, ambasada turke fliste vetëm për "disa lajme të pabaza me objekt Turqinë dhe që u referohen lajmeve me burim nga Greqia".
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›