Kombëtarja, sot pritet emërimi i trajnerit të ri
TIRANE- Federata Shqiptare e Futbollit pritet të zyrtarizojë sot emrin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar. Pas dy muajsh bisedime, duket gjithçka gati për të mësuar se cili do të jetë pasuesi i Josip Kuzhe edhe pse njeriu shumë i favorizuar është Xhani De Biazi.
Italiani ka qenë ai që e ka bindur Dukën, për shkak të eksperiencës së madhe me skuadra të vogla, por edhe koston jo shumë të lartë financiare. Në betejë janë ende dy teknikët e tjerë italianë, Benito Karbone dhe Mario Bereta, por që duken të disavantazhuar kundrejt De Biazit. "Do të zyrtarizohet gjithçka në fillim të javës. De Biazi është favoriti kryesor, por të shohim", thanë burime zyrtare nga FSHF. Pas Bepe Dosenës, Shqipëria duket se do të ketë në krye një tjetër italian.
(m.a/GSH/BalkanWeb)