Haxhinasto Nje samit ne funksion te paqes

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto mendon se samiti i NATO-s ne Lisbone do te mbetet historik per dy arsye kryesore Se pari per adoptimin e Konceptit te ri Strategjik te NATO-s i cili parashikon dhe koncepton te gjitha ato fusha dhe menyra me te cilat NATO do te bashkepunoje dhe do te ece ne te ardhmen me qellim qe te jete nje konstitutor i jashtezakonshem per paqen dhe stabilitetin ne bote. Se dyti ky samit eshte historik sepse ne te u vendos nje partneritet i ri midis NATO dhe Rusise duke vendosur keshtu nje zhvillim cilesisht te ri ne marredheniet nderkombetare sidomos ne fushen e sigurise. Sot e tutje NATO dhe Rusia do te jene partnere te ngushte per te perballuar sfidat e medha te sigurise duke filluar qe nga Afganistani Irani etj. Ne samit u trajtuan ceshtje sic eshte rreziku qe vjen nga faqet e pakontrolluara te internetit nga kontrolli i armeve te shkaterrimit ne mase nga kontrolli i perhapjes se tyre dhe shume sfida te tjera me te cilat perballet sot siguria nderkombetare - deklaroi z. Haxhinasto. Gjate pjesemarrjes ne samitin e Lisbones Haxhinasto takoi ministrin e Jashtem te Gjermanise i cili e ftoi edhe per nje vizite zyrtare ne Gjermani qe do te realizohet ne mesin e muajit dhjetor takime me kolege te rajonit me ministrat e Jashtem te Bosnjes Malit te Zi Greqiseetj.