E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një gazetar libian

Gazetari libian, i cili udhëhoqi programin, duke lajmëruar për pasojat e sulmeve të forcave qeveritare dhe ka komentuar kryengritjen kundër Muammar Gaddafit, është vrarë të dielën në lindje të Libisë.
 

Nabus al Mohammed, i cili e themeloi kanalin “Free Libya”, thuhet së është goditur nga një snajper gjatë një sulmi të forcave të Gaddafit në Bengazi. Ai ishte i njohur si një “person i gazetarisë qytetare në Libi”, raportuan mediat botërore.
 

Ai është gazetari i dytë i vrarë gjatë fillimit të protestave në Libi. Javën e kaluar në një pritë afër Bengazit u vra një kameraman i rrjetin televiziv Al Jazeera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›