Itali, arratisja spektakolare nga burgu, vijojnë kërkimet për shqiptarin
ROME - Arratisja spektakolare e dy të burgosurve, mes tyre dhe një shqiptar, nga burgu Regina Coeli, në Itali, ka ngjallur debate të shumta rreth sigurisë së burgjeve në shtetin fqinj.
Gazetat në Itali e cilësojnë si të dështuar qeverinë e re të kryeministrit Monti dhe shkruajnë se kriminelët po arratisen nga burgjet pasi shteti ka dështuar.
Gjithsesi autoritetet vijonë kërkimet intensive për kapjen e dy të dënuarve që u arratisën mbrëmjen e së premtes, ndërsa kanë publikuar edhe emrat e tyre.
Një ndër të arratisurit është edhe 28-vjeçari shqiptar Altin Hoxha, i cili njihej me pseudonimin “Sy akulli”, i cili ishte dënuar për vjedhje bankash dhe vilash luksoze në Itali. Bashkëpunëtor ishte shoku i tij i qelisë, rumuni 24-vjeçar Stefano Cusnir, edhe ky i dënuar për vjedhje me armë.
NGJARJA
Autoritetet e burgut Regina Coeli në Romë kanë mbetur të habitur kur kuptuan se dy prej të dënuarve nuk ndodheshin në qelitë e tyre. Mbrëmjen e së premtes, 13 janar, të denuarit ishin në numërimin e fundit dhe më pas kanë vënë në jetë planin e arratisjes, të përgatitur prej kohësh.
Mësohet se të dënuarit sharruan hekurat e tualetit në qelinë e tyre dhe prej andej arritën të zbrisnin poshtë duke përdorur mjete rrethanore, si çarçafë të lagur apo fshesa. Pasi kapërcyen murin e lartë rrethues ata dolën në rrugë dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.
Alarmi për arratisjen e tyre u lëshua rreth orës 8 të mëngjesit të së shtunës, kur Altin Hoxha dhe rumuni Stefano Cusnir nuk e përgjigjën në numërimin e mëngjesit. Në qeli ishte vetëm shoku i tyre, i cili tregoi se nuk kishte mundur të arratisej pasi ishte shumë i shëndoshë dhe nuk mund të kalonte nga dritarja e vogël.
Ende nuk është e qartë mënyra se si të dënuarit kanë mundur të sharrojnë hekurat e qelisë dhe akoma më të pabesueshme mbeten akrobacitë e tyre për të kaluar pa u parë nga askush murin e lartë të burgut.
(pershtati E.Nurcelli/BalkanWeb)