Schultz zgjidhet president i PE, Rama letër urimi
TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i ka dërguar një letër Martin Shulz me rastin e zgjedhjes se tij në postin e presidentit të Parlamentit Europian.
“Jam i sigurt se gjatë Presidencës suaj, Parlamenti Europian do të rrisë rolin e tij si zëri i popullit të Europës. Në këtë drejtim, dua të ndaj të njëjtën bindje me presidentin e Partisë së Socialistëve Europianë (PSE), Sergei Stanishev, se Martin Schulz do të sigurojë që reputacioni i Parlamentit Europian si gardiani i standardeve demokratike dhe drejtësisë ekonomike do të rritet në mënyrë domethënëse”- shkruan mes të tjerash kryesocialisti shqiptar në letrën e tij.
Rama shpreh bindjen se gjatë këtij mandati, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit perëndimor do shënojnë më shumë progres drejt integrimit.
Në fund të letrës së tij, Rama siguron se opozita në Shqipëri do të vazhdojë të luajë rolin e saj të lidershipit për promovimin e vlerave europiane në Shqipëri, duke punuar fort që ta bëjë vendin tonë gati për statusin e vendit kandidat brenda vitit 2012.
(er.nu/news24/BalkanWeb)