Itali, arrestohen 3 shqiptarë për transport kokaine
Karabinierët kanë bllokuar tre shqiptarë, të gjithë të censuruar për trafik ndërkombëtar të drogës. Droga ishte e fshehur në një makinë.
MILANO- Janë vënë në pranga tre shqiptarë, pasi gjatë natës në Lenjano, janë kapur në befasi me një sasi të konsiderueshme droge. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e lajmeve italiane në internet 'Il Giorno'. Të tre shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë qenë të gjithë të censuruar më parë, janë bllokuar nga karabinierët për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policët kanë sekuestruar gjithashtu edhe 15 kilogramë kokainë të pastër të importuar nga Spanja.
Droga sipas shënimeve të policisë ishte fshehur në një BMW X5. Tre personat kishin me vete edhe një pistoletë me karikator të mbushur me 7 plumba. Ata janë arrestuar pas hyrjes se tyre nga jashtë shtetit, pas disa hetimesh.