E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbahet në Tiranë konferenca 'Lëvizja europiane'

 

Ora 10:14

Topalli: "Marrja e ftesës për në NATO, një sukses për Shqipërinë"

Konferenca 'Lëvizja europiane' ëhstë hapur nga Jozefina Topalli, kryeparlamentarja shqiptare. Ajo theksoi se marrrja e ftesës në NATO është 'një sukses për Shqipërinë'. "Nënshskrimii disa marrëveshjeve është një përgjigje e reformave të bëra në këto vite nga qeveria. Paralamneti ka miratuar 492 ligje, ka miratuar 182 vendime dhe ka bërë 29 rezoluta". Topalli theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë reforma dhe një nga këto, tha ajo është reforma për heqjen e imunitetit 'ku deputetët nuk kanë pse të jenë ndryshe nga të tjerët, por të jenë si populli i thjeshtë'- është shprehur Topalli. 

Ora 10 : 25

Berisha: "Lufta kundër krimit, vetëm nëpërmjet procedurave"

Kryeministri shqiptar Berisha në fjalën e tij në konferncën për integrimin e Shqipërisë në BE, foli për korrupsionin që tashmë ekziston në vend. "Rruga e luftës kundër krimit dhe korrupsionit bëhet para së gjithash nëpërmjet procedurash"-u shpreh Berisha. Ai foli për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe se kjo do të bëhet vetëm përmes reformave që vendi ka bërë. Ai përshëndeti qëndrimin e opozitës ndaj reformave që po bën Shqipëria për në BE. Gjithashtu ai foli edhe për bashkëpunimin e opozitës për vendosjen e reformës zgjedhore si më e mira për shqiptarët, që eleminon fenomenin Dushk.

Berisha e mbylli fjalën e tij duke bërë një premtim se zgjedhjet elektorale do të jenë të lira dhe të ndershme si çdo qytetar evropian. 

Ora 10 : 40

Rama: "S'jemi dakord me gjendjen aktuale të Shqipërisë"

Në fjalën e tij të mbajtur në konferencën 'Lëvizja Europiane' kreu i PS-së Edi Rama foli në mënyrë të veçantë për gjendjen aktuale të Shqipërisë, si një vend me një varfëri të tejskajshme. "Jemi vendi më i varfër në Evropë, për këtë po që jemi të parët"- theksoi Rama.

Rama tha se 'filozofia e opozitës është një filozofi që e ndan politikën e ditës dhe konsensusin që duhet të ndërtojë me palën tjetër, duke mbështetur aspiratat e përbashkëta shqiptare pa dallim bindjesh politike'. "S'jemi dakord me gjendjen aktuale të Shqipërisë"- u shpreh kreu i PS-së. megjithatë përveç varfërisë Rama foli edhe për çështjen e imunitetit të deputetëve dhe shprehu gatishmërinë e opozitës për të diskutuar këtë çështje. Gjithashtu ai tregoi se për t'u integruar në BE, për të përfituar liberalizim të plotë të vizave, patjetër që duhen reforma dhe pjesë e rëndësishme janë edhe kartat e identitetit. Si përfundim ai tha se 'jo më larg se vjeshta e ardhshme opozita do të paraqesë në parlament një projekt-rezolutë dhe do të kërkojë miratimin e saj, një kërkesë për statusin e një vendi kandidat për në BE'.

0ra 10 : 55

Replika ka pasur pas përfundimit të fjalës së Ramës për çështjen e tenderit të pasaportave. Ku Berisha ka ftuar Ramën dhe deputetët e tij të marrin dosjen e tenderit të kartave të identititetit dhe t'i shohin. Ndërsa Rama nga ana e tij ka replikuar se nuk është detyra e deputetëve të tij të merren me dosje, por ai përmendi edhe nje herë se kartat e identitetit janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. 

Ora 11 : 20

Meta : "Reforma zgjedhore monopol i dy partive të mëdha"

Kreu i LSI-së Ilir Meta në fjalën e tij u ndal duke diskutuar për reformën zgjedhore që të mos bëhet monopol i dy partive të mëdha. Meta tregoi edhe njëherë se nuk ishte dakord me ndryshimet kushtetuese. Ai u shpreh: " Unë nuk e kuptoj se si mund të bëhen ndryshime kushtetuese në një mënyrë aq të beftë. Pasi ndryshimet kushtetuese duhen bërë pas shume konsultimesh". Ai vlerësoi hartimin e Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998, që ai e quajti një proces shumë transparent.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›